Agjencitë turistike kanë filluar të fërkojnë duart sepse më në fund edhe për këta veprimtarë po vijnë ditë më të mira. Pavarësisht kufizimeve nga pandemia, qytetarët me tu rritur temperaturat, kanë filluar ti rezervojnë aranzhmane për pushime verore gjate mujait të qershorit. Këtë verë destinacionet e preferuara të qytetarëve mbeten Shqipëria, Mali i Zi dhe Greqia, ndërsa Turqia, Dubai dhe Egjipti për pushime më të gjata. Çmimet këtë vit janë pak më të larta, thonë Agjencitë e udhëtimit, por jo dhe cmime drastike të larta krahasuar me një vit më parë.
“Për Turqinë me të cilën punojmë më së shumti, Antalya dhe Bodrum, çmimet janë pothuajse të njëjta me vitin e kaluar, dhe Shqipëria është e njëjtë. Ajo që është interesante është se çmimet janë më të rrepta në shtator sesa në qershor tani që ato janë më të lira, përndryshe mesi i korrikut dhe gusht mbeten të njëjtat me vitin e kaluar.”, tha një agjent turistrik.
“Ne punojmë me Shqipërinë, Ksamil. Ne kemi kontratën tonë, kemi transportin tonë. Ne gjithashtu punojmë me fluturime charter në Turqi me rregullime paketash. Ka më shumë fluturime këtë vit, pothuajse çdo ditë. Çmimet janë diku të njëjta me vitin e kaluar.”, tha një agjente turistrike.
Përveç vendeve të përmendura, tradicionalisht, destinacionet më të dëshirueshme në vend gjatë verës janë Ohri dhe Struga, pastaj Dojrani dhe Prespa. Agjencitë turistike gjatë vitit 2020 kishin shkurtime të fitimit nga 80 në 100 përqind. Interesi për udhëtime ishte minimal, ndërsa realizimi i aranzhmaneve të bëra ishte i pasigurt për shkak të ndryshimit të përditshëm të vendimeve në shtete për shkak të pandemisë.