21:04 | 3 Maj 2021
21:04 | 3 Maj 2021
Agjenti i Alessandro Bastonit, Tullio Tinti ka konfirmuar që lojtari dëshiron të qëndrojë dhe që ka marrëveshje me klubin.
Mbrojtësi ka luajtur rol të rëndësishëm në edicionin 2020/21 duke i ndihmuar “Neurazzurëve” të fitojnë Scudetton për herë të parë në 11 vite, transmeton lajmi.net.
Tinti ka konfirmuar që vëmendja e Bastonit është qëndrimi në “San Siro”.
“Kam arritur marrëveshje me Marottan dhe Ausilio për rinovimin e kontratës, tani jemi në pritje të përgjigjes së drejtuesve”.
“Lojtari dëshiron të qëndrojë te Inter, është tifoz i klubit. Marrëveshja nuk është kompletuar shkaku i drejtuesve, varet nga ata”.
“Presidenti Zhang u rikthye në Milan dhe pritet të sqarojë gjithçka”, deklaroi ai.
Pritet që në muajt në vijim, Bastoni të nënshkruajë rinovimin./Lajmi.net/