E ardhmja e Elseid Hysajt është ende në ajër.
Elseid Hysaj është duke e menduar largimin nga Napoli, pasi Chelsea e dëshiron transferimin e tij.
Agjenti i mbrojtësi shqiptar ka thënë se ata janë duke e shikuar ofertën e bluve, ndërsa do të marrin vendim gjatë afatit të janarit.
“Ne do të bisedojmë me Napolin gjatë afatit të janarit”, tha fillimisht Mario Giuffredi.
“Ai mund të transferohej te Chelsea në verë, pasi Sarri e dëshironte atë në verë kur klauzola ishte 50 milionë euro.
“Ndoshta Napoli do ta pranonte shumën e 45 milionë eurove, por që ky afat kalimtar do ta vendos të ardhmen e Hysajt”, ka shtuar më tej agjenti i mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë.