Agjenti i Sigurimit Rus: Helmi Navalnyit iu vendos tek të brendshmet

Një agjent rus i dërguar për të zbuluar se si lideri i opozitës, Alexey Navalny, u helmua në gusht zbuloi se toksina vdekjeprurëse ishte vendosur në të brendshmet e tij.

Marketing

Konstantin Kudryavtsev, agjenti që bëri këtë zbulim ka qenë pjesë e një ekipi të specializuar në përdorimin e toksinave, në shërbimin e sigurisë ruse FSB.

Kudryavtsev, gjithashtu foli edhe për persona të tjerë të përfshirë në helmimin që u bë në qytetin siberian të Tomsk.

Navalny ka qenë prej kohësh një “ferrë” për Presidentin Vladimir Putin, shkruan CCN, duke denoncuar korrupsionin në postet e larta dhe duke bërë fushatë kundër partisë në pushtet.

Putini në thelb konfirmoi javën e kaluar se agjentët e FSB-së e ndoqën Navalny por tha nëse Rusia do ta donte atë të vdekur, “me shumë mundësi Navalny nuk do të ishte gjallë”.

Sipas CNN,  ekipi prej rreth 6 deri në 10 agjentë të specializuar në toksina e ndoqën Navalny për më shumë se tre vjet. Pasi identifikuan shumicën e ekipit, CNN u përpoq të kontaktonte me ta dhe eprorët e tyre. Në të njëjtën kohë, edhe lideri i opozitës Navalny po i kërkonte ata.

Agjenti, Konstantin Kudryavtsev, tha se toksina u aplikua në një palë të brendshme të Navalny.

Navalny pyeti: “Cilës veshje iu dha theksi? Cila është veshja më e rrezikshme?”

Kudryavtsev u përgjigj thjesht: “të brendshmet”.

Toksikologët e konsultuar nga CNN thonë se nëse toksina aplikohet në formë të grimcuar në rroba, absorbohet përmes lëkurës kur personi fillon të djersitet. Ata thonë se, në këtë rast, duket se sulmuesit kanë përdorur një formë të ngurtë të agjentit nervor, dhe jo një lëng ose xhel.

Marketing