Bëhet e ditur se futbollisti shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Suedi, do të bëhet pjesë e kombëtares së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Klubi futbollistik “Jonkopings” ka dhënë lajmin për Agon Ukën se është thirrur në takim me kombëtaren P17 të Kosovës në Prishtinë të Kosovës.
“Me kënaqësi mund t’ ju njoftojmë se Agon Uka është thirrur në takim me kombëtaren P17 të Kosovës në Prishtinë të Kosovës, në periudhën 8-12 shtator”, shkruan ekipi i tij suedez në mbështetje të lojtarit Uka. /Albinfo.ch