Ahmetaj: Do ndërtohen qyteza urbane në Durrës, Tiranë, Lezhë

Në një deklaratë për shtyp, Arben Ahmetaj foli sa i takon punës së Komitetit Rindërtues, ku sipas tij, procesi në fjalë është ndarë në disa faza.
Ahmetaj sqaroi se faza e parë konsiston në pastrimin e territorit nga inertet dhe spostimin e tyre në Porto Romano.

Marketing

“Faza e dytë nis më 1 janar, ka të bëjë me strehimin e qytetarëve. Objektivi afatgjatë i qeverisë është ndërtimi i 10 mijë apartamenteve në qyteza urbane. Mendohet që një qytezë do ndërtohet në Durrës, fillon me 500 mijë apartamente, një ndërtim i ri në Thumanë, dy ndërtime në Tiranë , bëhet fjalë për ndoshta te zona e ish-autotraktorëve dhe mbase në Kombinat, dy qyteza urbane të reja edhe në Lezhë, e të tjera”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej shtoi:

“Pjesë e hapit të parë të rindërtimit është edhe rrëzimi i pallateve që mund të përbëjnë rrezikshmëri, pra jo vetëm pastrimi i inerteve. Faza e dytë, bonusi i strehimit për qytetarët që nuk kthehen dot në shtëpi. Për pjesën rurale do ofrojmë edhe shtëpi ekologjike, strehim të përkohshëm. Hapi i parë brenda Krishtlindjeve, pastrimi total i inerteve me ndërtimin e qytezave do shmangim gabimet e 30 viteve në ndërtim. Është ende herët të flasim për kosto, janë bërë vlerësime paraprake.