Ahmeti: 5 Maji nderim për dëshmorët e kombit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar dëshmorët e kombit me rastin e 5 Majit.

“5 Maji – Nderim për Dëshmorët e Kombit

Ali Ahmeti

Sot, më 5 Maj, përulemi me pietet dhe krenari para kujtimit të dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e kombit tonë.

Jeta dhe gjaku i tyre i derdhur janë themeli mbi të cilin ndërtojmë rrugëtimin tonë drejt barazisë, drejtësisë dhe integrimit. Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim i së kaluarës, por frymëzim i përditshëm për të mos u dorëzuar asnjëherë përballë sfidave.

Sakrifica e tyre na obligon që të vazhdojmë përpjekjet me përkushtim, në shërbim të të gjitha gjeneratave që do të vijnë.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Ahmeti.

Marketing