







Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, Siril Baumgartner. Në takim, siç shkruan Ahmeti, është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, për rëndësinë e stabilitetit dhe konsistencës politike që vendi të vazhdojë rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit me Bullgarinë.
“Mirëprita sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës në vend, z. Cyril Baumgartner për të diskutuar mbi avancimin e procesit integrues të vendit në Bashkimin Europian, që padyshim se ka përkrahjen e madhe të Francës. Roli i saj konstruktiv veçanërisht në periudhën e presidencës me Bashkimin Europian nga Janari i vitit 2022 është i një rëndësie të jashtëzakonshme për perspektivën europiane të vendit, tejkalimin e shpejtë të kontestit me Bullgarinë dhe marrjen e datës për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në”, ka shkruar Ahmeti pas takimit me Baumgartner .