Ahmeti: BDI është dhe do të mbetet parti e çështjes kombëtare në RMV

Kohë më parë nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti kishte deklaruar se BDI nga parti e e luftës dhe vlerave kombëtare, po shndërrohej në parti kazinosh.

Marketing

Po këtë pretendim të Mexhitit e ka mohuar sot kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

“BDI ka qenë, është dhe do të mbetet parti dhe avangardë e çështjes kombëtare në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi shkurt Ahmeti.

Deklarata e Ahmetit vjen para takimit që e ka thirrur në selinë e BDI-së në Tetovë.

Sipas tij, mbledhja ka të bëjë me konsultat për zgjedhjet brenda partiake.