Ahmeti: BDI ka bërë gati 98 për qind ndryshime kadrovike (VIDEO)

Lideri i BDI-së tha se partia që e drejton ai ka bërë gati 98 për qind ndryshime kadrovike, përfshirë këtu kryetarë degësh, këshillash vendorë dhe të këshillit të përgjithshëm drejtues.

Marketing

Nga të gjithë deputetët sipas tij vetëm ai dhe Talat Xhaferi janë nga përbërja e kaluar ndërsa gjithë të tjerët janë të rinj u shpreh ai.

Kreu i BDI-së poashtu i ftoi mediat që të bëjnë punën e tyre të përbashkët në luftën kundër korrupsionit .
“Nuk mund partitë politike të shndërrohen në prokurorë dhe gjykatës.Nëse ka raste që ju mediumet ti denonconi kjo do ishte në të mirë të partive .Gazetaria investigative duhet të jetë nga më të fortat për të luftuar korrusionin dhe njerëzit e korruptuar” u shpreh Ahmeti i cili poashtu tha se për partinë që ai e drejton cështja e Vetingut mbetet parësore.

https://www.facebook.com/watch/?v=344870740014230

 

Marketing