Ahmeti – Bjornstad: BDI fokusohet në sundimin e ligjit dhe drejtësi joselektive

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDIsë në Tetovë në një drekë pune të dërguarin special norvegjez për Evropën juglindore, Ambasadorin Arne Sarnes Bjornstad.

Marketing

Ahmeti dhe Ambasadori Bjornstad këmbyen opinione rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon mbi marrëdhëniet bilaterale, integrimin euroatlantik si dhe sundimin e ligjit.

Ahmeti faleminderoi Ambasadorin Bjornstad për ndihmesën e madhe norvegjeze për realizimin e kufirit Llojan – Miratovc si dhe pastrimin e deponisë në Tetovë, por edhe për mbështetjen ndaj institucioneve si dhe rrugëtimin tonë EuroAtlantik.

Ambasadori Bjornstad ritheksoi mbështetjen norvegjeze për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë së veriut, integrimin në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave midis vendit tonë dhe Bashkimit Evropian.

Kryetari Ahmeti tha se vendi ynë de facto është anëtar i NATOsë, ndërsa më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm edhe de jure do të përmbyllet ky proces, si dhe përsëriti nevojen e një vendimi pozitiv të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian këtë javë për fillimin e negociatave.

Ahmeti informoi Ambasadorin Bjornstad se BDI po ristrukturohet në të gjitha nivelet dhe do të fokusohet në sundimin e ligjit, ndërprerjen e praksës së drejtësisë selektive dhe veting për të gjithë gjykatësit, prokurorët, politikanët.

Marketing