Ahmeti – Buçkovski: Marrëveshja mund të arrihet

Sot në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali
Ahmeti, ka takuar ish Kryeministrin Vlado Buçkovski, i ngarkuar me punë
nga qeveria e Maqedonisë së veriut për kontestin me Bulgarinë fqinje.
Z. Ahmeti dhe z. Buçkovski diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së
fqinjësisë së mirë midis Shkupit dhe Sofjes, qëndrimet aktuale të palëve
dhe mënyrat më të mira për ta tejkaluar mosmarrëveshjen e krijuar.
Z. Ahmeti dha mbështetje të plotë për dialogun intenziv dhe shprehu
bindje që zgjidhja është e arritshme shpejt dhe pa asnjë pasojë të vetme
ndaj gjuhës, identitetit dhe kulturës të cilt nuk janë pjesë e kontestit
dhe e dialogut.
Fryma europiane e arritjes së marrëveshjes duhet të mbizotërojë edhe në
zbatimin e saj të përpiktë pa vonesa edhe si pjesë e kornizës negociuese
në pjesën e marrëdhënieve fqinjësore, por edhe përcaktimeve kushtetuese
për moscënim teritorial dhe tjetër ndaj fqinjëve tanë.
Marketing