Ahmeti: Deklaratë fashiste e Zaevit kundër kryeministrit shqiptar

Deklarata e Zaevit se nuk mund të ketë kryeministër shqiptarë ishte aq e përshpejtuar saqë e demaskoi idenë e tij për një shoqëri për të gjithë. Kjo deklaro e tij më shqetësoi, sepse në fund të fundit, ishte deklaratë fashiste. Me çfarë të drejtë konstatoi se nuk mund të ketë kryeministër shqiptar? Kështu ka lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa komentoi kundërshtimet si të VMRO-së, LSDM-së, ashtu edhe të partive opozitare shqiptare.

Marketing

“Jam i dëshpëruar nga partitë politike shqiptare. Nuk është mirë që, akoma në këtë vend jemi të organizuar në baza etnike. Deklarata e Zaevit se nuk mund të ketë kryeministër shqiptarë ishte aq e përshpejtuar saqë e demaskoi idenë e tij për një shoqëri për të gjithë. Kjo deklaro e tij më shqetësoi, sepse në fund të fundit, ishte deklaratë fashiste. Me çfarë të drejtë konstatoi se nuk mund të ketë kryeministër shqiptar?”, tha Ahmeti, ndërsa shtoi se personalitete të mëdha shqiptare i dhanë mbështetje idesë për kryeministrin shqiptar.

“Gjërat shkojnë dhe arrihen me konsensus, që nga buxheti i shtetit e deri te investimet kapitale. Pa një harmoni, nuk mund të kemi institucione funksionale. Me kryeministrin shqiptarë do të funksionojë vendi ashtu siç ka funksionuar me kryeministër maqedonas”, u shpreh lideri i BDI-së.

E para, tha më tej Ahmeti, bëra shumë përpjekje me opozitën shqiptare. “Lëre që nuk u bënë bashkë, por ata u copëtuan brenda për brenda. Kam folur me Zijadin, Bilallin, Menduhin, Veselin… për t’u bërë bashkë për procese të mëdha. Kam qenë i sinqertë kur ju kam thënë se pa u bërë bashkë nuk e fitoni BDI-në. Bilall Kasami përfundoi te LSDM, ndërsa të tjerët u copëtuan”, tha Ahmeti.