Ahmeti, deputetë dhe ministra për vizitë në komunën e Likovës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i shoqëruar nga ministra dhe deputetë nga radhët e BDI-së sot do të qëndrojë për vizitë në komunën e Likovës me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të luftës së vitit 2001.

Marketing

Në këtë manifestim do të marrin pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, veteran, përfaqësues të ish-UÇK-së dhe personalitete të tjera.

Aktivitetet do të fillojnë në ora 14:00 në varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan.