Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi dhe shumë bashkëveprimtarë të tjerë sot në fshatin Lupç i Poshtëm i dhanë lamtumirën e fundit Ismajl Ahmet Haxhiut, djalit të atdhetarit të shquar e patriotit të madh, heroit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, bacës Ahmet Haxhiu!
“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti dhe shumë bashkëveprimtarë të tjerë, sot në fshatin Lupç i Poshtëm i dhamë lamtumirën e fundit Ismajl Ahmet Haxhiut, djalit të atdhetarit të shquar e patriotit të madh, heroit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, bacës Ahmet Haxhiu!
Kryetari Ali Ahmeti, i fundit u nda nga Ismajl Haxhiu! Me këtë rast ai rikujtoi se në varrimin e bacës Ahmet Haxhiu nuk kishte pasur mundësi të merrte pjesë, por sot ai tha se me të gjithë bashkëveprimtarët kanë ardhur pranë varrit të tij, me plotë mërzi që të ndahen e t’i thonë lamtumirë djalit të tij Ismajl Haxhiu!
Lavdi Ismajl Haxhiut!”