







Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot gjatë ditës kanë qëndruar në Studeniçan të Shkupit për ngushëllime te familjarët e viktimave nga aksidenti në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 pasagjerë i mbijetuan aksidentit.
Ahmeti dhe Ganiu me ketë rast nga afër shprehën ngushëllime por edhe mbështetjen e sinqertë për familjet viktimave.
45 persona, u dogjën të gjallë pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë vetë i kanë mbijetuar aksidentit.