Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga Kryeparlamentari, z. Talat Xhaferi, zv.kryeministri i parë, z.Artan Grubi dhe kandidati për Kryetar komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta takuan pjesëtarët e komunitetit turk në qytetin e Gostivarit.
Në fjalimin e tij, Ahmeti potencoi që në vtin 2001 komuniteti turk nuk kishte përfaqësues në negociatat për Marrëveshjen e Ohrit, sikurse nuk kishin vllehët, boshnajkët apo romët e as përfaqësuesit e feve dhe nacionalitete më të vogla.
“Unë nuk jam politikan që vijë nga ekranet televizive, ju e dini të gjithë se nga vijë. Unë vijë nga mali së bashku me bashkëluftëtarët e mijë. Pas luftës kur kam hyrë në politikë, nuk e kisha menduar se një ditë se si politikan do dal të flas për projekte, ekonomi pasi ne nuk kishim asnjë garancë që ne do mbijetojmë. Përfaqësues i të gjithëve isha unë dhe me NATO, BE, Amerikë bëra atë që kam bërë për të gjithë, sepse vetëm si të barabartë mund të ecim para. Atëherë ju garantojë që asnjëherë se një ditë do të bëhem kryetar i një partie dhe do dal para jush, por kërkoja drejtësi për të gjithë ata që iu mungonte drejtësia”, tha Ahmeti.
Sonte, tha ai, kam ardhur para jush për të kërkuar mbështetje për një kapitull të ri, agjendën tonë të BDI-së, kapitull që kërkon shumë angazhim dhe ekspertë për ta zbatuar.
“Pa bashkëpunim të fortë me komunat, kjo platformë do të ketë pengesa. Isha në Çegran para se të vijë këtu dhe kuptova diçka se Çegrani katër vite kishte kërkuar një stadium, qeveria paratë i kishte ndarë por kryetari i komunës e kishte bllokuar këtë investim. Po fillon punën Korridori 8 në fund të nëntorit që lidh dy brigjet, Detin e Zi dhe Adriatikun, Ankara-Durrës. 30 vite ky korridor është sabotuar për tu ndërtuar. Gazifikimi që kalon nga Taxhikistani për në Evropë, ka mbëri në Gostivar dhe do të vazhdojë për në Korçë të Shqipërisë. Malin Sharr e bëmë park kombëtar, në detaje e kemi projektin për kanalizim dhe grumbullim të mbeturinave, kanë kaluar si projekte në qeveri. Për të marrë, fituar, sjellur në vend mbi dy miliardë euro nga jasht, na duhet bashkëpunimi me komunat, pa to nuk mund të realizohen këto projekte”, shtoi Ahmeti, sipas të cilit, për këto projekte këtu kemi ekspertë nga Bashkimi Evropian.
“Dëgjoj se bëjnë koalicione, por ne nuk bëjmë koalicione për tendera, kemi koalicione me qytetarët, unë vetë kam pëlqyer të zgjasë dorën për bashkëpunim me komunitetin turk e boshnjak. E kam hedhur vetë firmën time për ta bërë gjuhën turke zyrtare në Kërçovë, nuk e bëjm për vota por për barazi të plotë. Të gjitha premtimet e dhëna do bëhen dhe më besoni se për ju si komunitet unë jam nagazhuar më shumë. Këto punë që na presin hajde ti bëjmë bashkë, kemi investuar 20 vite për njerëz , dimë, mundemi dhe platforma jonë është platformë për jetë”, tha Ahmeti para banorëve të komunitetit turk në Gostivar.
Para të pranishmëve u drejtua edhe zv.kryeministri, z. Artan Grubi i cili tha që: “Ju e dini se Bejta është kryetari i parë në Maqedoni që turqishtne e bëri gjuhë zyrtare, nuk e bëri as Shkupi, as Vrapçishti, Kërçova apo diku tjetër”.
“Kemi ardhur para jush jo vetëm për të kërkuar votë ta bëjmë Nevzat Bejtën kryetar, por ta meritojmë votën tuaj. Kemi ardhur për të bërë bashkë me ju kontratë për projektet e përbashkëta për Gostivarin. Katër vite e kemi lutur kryetarin aktual për ta rregulluar deponinë Rusino, por jo nuk e bëri, pasi bënte poltikë. Ai bën karierë poltike për tu bërë kryetar partie, për t’ia zënë vendin Ziadin Selës. Ne si qeveri komplet qendrojmë pas Nevzat Bejtën, prandaj bëni kontratë me ne që të bëjmë shkolla, çerdhe, rrugë, ura. Ky është pazari ynë, e jo punësime familjare. Para do kohe më thirrën komuniteti turk se po ju mbyllet një paralale te Gjimnazin e Gostivarit, e unë e thirra ministren e arsimit Milla Carovskën dhe e kthyem paralelen. Këtë nuk ua bën kryetari i komunës pa mos e pasur edhe qeverinë pas. Me këtë burrë që ri para jush, Ali Ahemti në vitin 2001, nuk u bë vetëm gjuha shqipe zyrtare, por edhe gjuha turke, u bë zyrtarë edhe flamuri juaj, kemi ministra shqipëtar e turq që nuk i kishim më parë. BDI-së e Ali Ahmetit ia kanë parë hajrin të gjithë, prandaj bëheni bashkë me ne e të përfitojmë të gjithë sidomos Gostivari”, deklaroi Grubi.
Në fjalimin e tij, kandidati për Kryetar komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta potencoi që si kryetar, si ministër dhe si deputet gjithmonë kam qenë në shërbim të qytetarëve pa përjashtim.
“Ne si qytet ndër më të mëdhenjtë në vend, kemi një mozik të bukur me shqiptarë, turq, maqedonas, romë. Kur isha kryetar nuk kishte dallime nga unë, punoja për të gjithë njëlloj. E dini se para meje as një kryetar për ju nuk bëri asgjë. Nga viti 2005 kur erdhe në mandatin e parë, kemi punuar shumë. Në Zdunjë e bëmë shkollën, poashtu në Banjicë. Për herë të parë nga ne në vitin 2005 e zyrtarizuam gjuhën turke në Komunën e Gostivarit. Poashtu, në bashkëpunim me qeverinë ne ndërruam edhe emrin e shkollës “Petre Jovanovski”, në “Mustafa Kemal Atatur”, shkollë fillore ku mësojnë fëmijët e komunitetit turk. E bëmë edhe sallën sportive në këtë shkollë dhe kemi vendosur para komunës edhe flamurin turk”, tha Bejta.
Tash shtoi ai, kemi një program të ri, i cili do ta ngjallë ekonominë e qytetit.
“Në këtë program i kemi paraparë të gjitha problemet që i ka qyteti jonë. E para është problemi i deponisë Rusino që do ta zgjidhim si problem së bashku me ndihmën e qeverisë dhe miqët ndërkombëtar. Në njëqindditëshin e parë do ti largojmë edhe qentë endacak, komunikacionin i cili është i mbingarkuar, poashtu do ta shkarkojmë me urë të re sikurse e bëmë urën e tretë mandatin e kaluar. Do ti largojmë edhe të gjitha mini deponitë e vogla brenda njëqindditëshit të parë. Unë dallohem nga kundërkandidati, ai bënë karierë politikë, kurse unë vijë për të punuar. Do ti rinovojmë dy stadiumet, atë kryesorin dhe ndihmësin. Do ti rregullojmë parqet dhe shtegun për ecje rrerh lumit Vardar, do ta rregullojmë edhe qendrën e Gostivarit. Për këto projekte kërkojë mbështetjen tuaj, mbështetjen e të gjithve, turqve, maqedonasve, shqiptarëve. Votoni për të mirën tuaj dhe fëmijëve tuaj me 31 tetor, rrethoni numrin 3”, deklaroi Bejta.
Takimi u ndoq nga qindra pjesëtarë të komunitetit turk në Gostivar dhe kaloi në një atmisferë tejet pozitive.