Ahmeti i reagon Mickoskit: Përgjegjësi duhet të ketë, por për ata që me të vërtetë janë përgjegjës

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti nëpërmjet rrjetit social Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministri Hristijan Mickoski ku ky i fundit thotë se përgjegjësi do të ketë për rastin tragjik në Koçan, transmeton TV21. Ahmeti thekson se e vërteta dhe drejtësia dalin në pah, pavarësisht përpjekjeve për manipulim. Tutje thekson se përgjegjësi duhet të ketë, por ata që me të vërtet janë përgjegjës.

“Jepini kryetarit çelësat e qytetit dhe kompetencat, por jo edhe përgjegjësitë!” – Kështu e kupton dikush sot decentralizimin, ku gjithmonë ka një tjetër që mbetet “fajtor kujdestar”.

E vërteta dhe drejtësia dalin gjithmonë në pah, pavarësisht përpjekjeve për manipulim! Përgjegjësi DUHET të ketë, por për ata që me të vërtetë janë PËRGJEGJËS! – ka shkruar Faton Ahmeti – Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Marketing