Ahmeti iu kërkon të rinjve të BDI-së të ngritin cilësinë e tre universiteteve shqiptare

Ju nuk i keni hallet tona, por nga ju kërkohet që të ngritët cilësia e tre universiteteve shqiptare. Kjo ishte kërkesa që kreu i integristëve, Ali Ahmeti e parashtroi në organizimin në Çair, ku u zgjodh kryetari i Forumit rinor të BDI-së në Çair, transmeton TV21.

Marketing

“Ne vërtetë kërkojmë që vendin tonë ta anëtarësojmë në Bashkimin Europian, por për të qenë Europë – kërkohet cilësi”, tha Ahmeti.

Më tej ai tregoi se sa e fuqishme është rinia dhe tregoi vuajtjet që i kaloi në burgjet e rajonit.

“Rinia e mposhti një perandori, perandori të quajtur Jugosllavi dhe pse. Ju që më shihni mua këtu, edhe unë kam qenë i ri si ju. Unë jam torturuar edhe në Kërçovë, edhe në Mitrovicë, edhe në Prishtinë, vetëm e vetëm pse kam kërkuar laps e fletore, të shkollohem në gjuhën amtare, shqipe. I kam pasur 18 vjeç, sot ju keni tre universitete, keni at flamur kombëtar, keni administratë, keni siguri. Sot prindërit tuaj punojnë në policinë e shtetit, gjenerata jonë ishte e tmerruar nga uniforma e gjakpirësve”, tha Ahmeti.