Ahmeti jep detaje për marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Marketing

Ahmeti ka folur për marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.

Sipas Ahmetit, marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, nga kryeministri maqedonas dhe homologu i tij grek.

Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë krerë të Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur Ahmeti.

Kreu i BDI’së ka thënë se emri i ri i Maqedonisë përfundimisht do të jetë Maqedonia e Veriut.

Ai ka treguar se ka pasur edhe opsione tjera për emrin e Maqedonisë, por që s’kanë qenë të pranueshme. /Express/

 

PRESSING

Publiée par T7 sur Mercredi 13 juin 2018

Marketing