Ahmeti ka një mesazh për opozitën

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se përfaqësuesit e partive në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare sot kanë pasur dallime në qëndrimet të cilat kishin të bënin me çështjen e referendumit dhe se për të pjesa e paradites nga takimi ka qenë dëshpërues.

Marketing

“Partitë në pushtet i kanë mbrojtur interesat shtetërore. Dallimet janë në pyetjen e cila duhet të parashtrohet në referendum. Kuptohet se rrjedha normale e referendumit dhe prononcimi varet nga pyetja të cilën do ta parashtroni. Në këtë rast dëshiroj të theksoj se të gjithë ne duhet t’i vendosim interesat shtetërore para atyre partiake. Dhe konsideroj se në këtë situatë opozita duhet t’i vendosë, para së gjithash, interesat shtetërore”, tha Ahmeti.

Sipas tij, janë diskutuar edhe shumë detaje dhe është debatuar mjaft lidhur me këtë çështje.

“Qëndrimi përfundimtar i BDI-së është se duhet të merret parasysh interesat shtetërore, ndërsa këto interesa janë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së dhe këto qëndrime do t’i mbrojmë deri në fund”, tha lideri i BDI-së.

Pjesën e parë të takimit e vlerësoi, siç tha, më pozitive duke pasur parasysh se partitë në pushtet janë tërhequr nga pozicionet fillestare në interes të unitetit në shtet dhe lëshime për opozitën të marrë atë që e ka kërkuar.

Në Klubin e deputetëve sot u mbajt takimi i tretë i liderëve pas pesë ditëve.

Marketing