Ahmeti ka votuar “Për” heqjen e mandatit të Nikolla Gruevskit

Pas shumë vite koalicionim në Qeveri, kreu i BDI-sē, Ali ahmeti, dje ka votuar “Për” heqjen e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Pas njoftimit zyrtar të gjykatës penale deri tek Kuvendi se deputeti Nikolla Gruevski është dënuar me dënim të plotëfuqishëm me dy vjet burg, Komisioni i propozoi Kuvendit heqjen e mandatit të Gruevskit.

Marketing

Në votim nuk morën pjesë tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO, ndërsa 29 vota të kësaj partie ishin kundër. Vetë Gruevski nuk ishte i pranishëm, sikur edhe një pjesë e deputetëve të mazhorancës, prandaj edhe nuk u arrit numri 80, respektivisht dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Marketing