Ali Ahmeti në pres konferencë për media tha se zgjedhjet ishin me standarde të pranueshme dhe se është një provim i shtetit për organizim të zgjedhjeve demokratike, sepse tani ne jemi në prag të antarsimit në BE. Dua të faliminderojë të gjithë votuesit e Frontit dhe të gjithë aktivistët që kanë bërë punë të madhe që ne të dalim fitimtar dhe kranar. Të gjithë këta aktivitist na kanë bërë krenar sepse jemi forca e dytë politike në shtet. Ne oponent e kemi pasur VMRO sepse ajo e ka ndihmuar VLEN-in, por dallimi është mbi 30 mijë vota. DO të thotë se qytetarët: romët, boshnjakët, turqit të cilët kanë punuar në kuadër të Frontit janë për antarsim të vendit në BE. Ne si Front nga ky cikël zgjedhor dalim me 19 mandate, sipas përllogaritjeve që i kemi bërë mundë të kemi 20, por deri tash të betonuar i kemi 19 mandata. Edhe ata të cilët kanë votuar oponentët, ne jemi përfaqësues sepse kjo është rregull e demokracisë. Ne jemi përfaqësues legal dhe legjitim sepse legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët./Alsat.mk