Ahmeti: Komisioni i Venecias merret me minoritetet, Ligji për gjuhët është çështje tjetër

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje që të mos politizohet ligji për gjuhët dhe i njejti të mos përdoret për fushatë elektorale, shkruan gazeta LAJM. Pas debateve që u nxitën nga mendimi i Komisionit të Venecias, Ahmeti tha se vlerëson këtë mendim, por sipas tij, Ligji për gjuhët është çështje e një kategorie më të lartë nga ato që trajton ky komision.

Marketing

“Nuk dua që ky moment të shërbejë për politizim dhe të vihet në shërbim të fushatave elektorale. Ky ligj është arritur me konsensus, me debat të jashtëzakonshëm, është ligj që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe sigurisht që në Komisionin e Venecias është dorëzuar për mendim. Ne e vlerësojmë mendimin e këtij komisioni, por si çështje është e një kategorie shumë të lartë sepse Komisioni i Venecias trajton çështje që kanë të bëjnë me minoritetet, kurse Ligji për përdorimin e gjuhëve është ligj që buron nga një Marrëveshje me garanca ndërkombëtare, është ligj që buron nga vetë kushtetetuta e Maqedonisë së Veriut dhe kemi arritur ta materializojmë. Debati nuk ka qenë aq i lehtë, ky debat ka zgjat nga viti 2003 deri në momentin kur është votuar para 2 vitesh”, tha Ahmeti.

Marketing