Ballina Aktuale Ahmeti: Luftë “naciste” ndaj meje dhe BDI-së, Kushtetuta do të ndryshohet

Ahmeti: Luftë “naciste” ndaj meje dhe BDI-së, Kushtetuta do të ndryshohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21 ka komentuar fushatën e disa oligarkëve maqedonas kundër BDI-së dhe biznesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti tha se disa politikanëve dhe oligarkëve u pengon pushteti i shqiptarëve, ndërsa theksoi se ai kërkon vetëm barazi.

Marketing

“Është një fushatë tepër e egër kundër BDI-së. Është një fushatë tepër e egër kundër meje personalisht, sepse, qasja është tepër nihiliste, tepër deri edhe në naciste, se BDI çështëj shqiptare e ka çuar në përmasa të mëdha përpara, dhe tani po na e merr shtetin, ekonominë”, tha Ahmeti, ndërsa ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese.

“I gjithë aktiviteti, kombëtarë e ndërkombëtarë, bëhet para zgjedhjeve, deri në nëntor, Kushtetuta të jetë e ndryshuar. Ndryshimet do të bëhen, ne do të jemi anëtarë fuqiplotë në BE sepse shërbim më të madh kombit shqiptar e maqedonas, e çdo patrioti, nuk mund të i bëjmë sesa anëtarësimi në BE, dhe nuk duhet shkuar me defetizëm, me dy mendje”, theksoi Ahmeti.

Marketing
Exit mobile version