Ballina Sport Shkëndija mposhtet nga Sileksi, Struga fiton Bregallnicën

Shkëndija mposhtet nga Sileksi, Struga fiton Bregallnicën

Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbjen e parë në kampionatin vendor, pasi sot u mposht 2:1 nga Sileksi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të në elitë, njofton SHENJA. Golat e fitores për skuadrën nga Kratova u shënuan nga Stefan dhe Llazareviq, ndërsa finalizimi i Cakes rezultoi vetëm për statistikë.

Marketing

Ndërkaq, Struga regjistron fitoren e dytë radhazi në elitë, duke mundur Bregallnicën me rezultatin bindës 3:1. Për triumfin e Strugës menduan Bojku, Ibraimi dhe Ukpa, ndërsa goli i Kalpaçkit nuk u mjaftoi vendasve të shmangin disfatën.

Në ndeshjet tjera Rabotniçki triumfoi ndaj Voska Sportit me rezultatin 2:0, Makedonija Gjorçe Petrovi mundi 3:0 Gostivarin, ndërsa Tikveshi fitoi Vardarin me rezultatin minimal 1:0.

Marketing
Exit mobile version