Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha është me rëndësi që paritë politike maqedonase ta kuptojnë rëndësinë e momentit për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.
Ahmeti tha se ky veprim do të bënte që maqedonasit të njihen si komb, identitet dhe kulturë në mënyrë ndërkombëtare.
“Sigurisht që ky është moment historik për vendin tonë, për bashkëqytetaret tanë maqedonas që ata të legjitimohen ndërkombëtarisht si komb, si identitet, si kulturë dhe kjo, nëse ne arrijmë ta menaxhojmë me sukses dhe të kuptohemi drejtë dhe ta kuptojmë drejtë momentin historik, bashkëqytarët tanë, partitë politike që përfaqësojnë bashkë qytetarët tanë, me të vërtetë do të ishte vërtetë një e arritur e jashtëzakonshme për komunitetin dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas sepse legjitimohen përfundimisht ndërkombëtarisht dhe nuk do të kontestohen asnjëherë më si komunitet, ashtu siç arritëm dhe kemi qenë pjesë e kontributeve të njihet kisha maqedonase, siç kemi qenë kontribuues që të mbyllen kontestimet prej palës greke, ashtu do të jemi kontribuues dhe ndihmues që edhe me palën bullgare kjo çështje të mbyllet me sukses”, deklaroi Ahmeti