Bashkimi Demokratik për Integrim aktivitetin e vet të radhës e ka patur para banorëve të Komunës së Zhelinës ku në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator ju bë me dije qytetarëve të kësaj komune që të dalin e të votojnë që vendi të anëtarësohet në NATO.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me fjalën e rastit që pati, banorëve të Komunë së Zhelinës bëri me dije se me 30 shtator të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të jenë të përgjegjshëm e ndërgjegjshëm pasi ky është një mision i përbashkët shqiptaro-maqedonas.
“Të qenurit anëtar i NATO-së nuk matet me numrin e banorëve që i ka shteti por aty të gjithë janë të barabartë, ku po ashtu mund të shfrytëzosh të drejtën e vetos. Me 30 shtator nuk ka humbës, me 30 shtator fiton Republika e Maqedonisë, fitojnë qytetarët e kësaj republike pra fitojnë paqen e qëndrueshme, stabilitetin, sigurinë dhe anëtarësimin në NATO brenda 15 muajsh, fitojnë fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në qershor të vitit të ardhshëm. Të gjithë ministrat gati të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian erdhen tek ne që ti inkurajojnë qytetarët tonë që të votojnë me 30 shtator për anëtarësimin në NATO,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Fjalë rasti para banorëve të komunës së Zhelinës, pati shefi i shtabit qendror për referendumin nga BDI-ja, Atilla Rexhepi, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku dhe ish-kryetari i komunës së Zhelinës njëherit tani në rolin e shefit të shtabit në komunën e Zhelinës, Fatmir Izairi.