Ahmeti me kërkesë të tij dëshmoi më herët nga sa ishte paraparë për rastin ”Regjistrimi”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ishte në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, për të dëshmuar në rastin për regjistrimin e dështuar në vitin 2011.

Marketing

Ahmeti në prokurori erdhi më herët, me kërkesë të tij, rreth orës 8:00, dëshmoi dhe u largua, edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar se do të vijë në orën 10:00, konfirmojnë për MIA-na nga Prokuroria.

Hetimin rreth lëndës “Regjistrimi” e hapi ish-PSP-ja, në mënyrë që më vonë ta ndërmarrë PTH për krim të organizuar dhe korrupsion.

Rasti ka të bëjë me regjistrimin e dështuar në vitin 2011.