Ahmeti me mesazh për takimin në Ohër: Të mos përsëritet rasti i Bosnjës

Në fshatin Sellcë të Tetovës filloi manifestimi tradicional “Pranvera e Dinjitetit” për nder të të rënëve në luftën e vitit 2001 në Malësinë e Tetovës. Të pranishëm në manifestim ishin figura të njohura politike, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe të tjerë. Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti u ndal tek takimi i 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Ahmetit në rast të një marrëveshje mes palëve nuk duhet të përsëritet rasti I shtetit të Bosnjës dhe Herecgovinës.

Marketing

“Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit, ne inkurajojmë edhe autoritetet Kosovës, Kryeministrin, kryetarin e Kuvendit e Presidentin, parlamentar e opozitar që më 18 mars në Ohër merret vendimi I qëndrueshëm e i drejtë që përfundimisht Kosova të hyjë në rrugën e pakthim pas drejt integrimti në strukutrat botëroe sin ë OKB, NATO dhe BE. Ne inkurarjojmë autoritet që pa heiztim të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe ne na kanë pas. Por apelojmë gjithashtu te komuniteti ndërkombëtarë, tek ndërmjetsuesit për këtë marrëveshje të pajtimit të mos ndodh rasti I Bosnjës ku, Bosnja është një shtet jofunksional dhe shembull I keq, prandaj çdo zgjidhje që do të arrihet më 18 mars në Ohër, të jetë në shërbim të zgjidhjes, të paqes së qëndrueshme dhe në pajtueshmëri të plotë me autoritet e Kosovës si përfaqësues legjitim të mijëra e mijëra sakrificiave”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së./

Marketing