Ahmeti, Meta, Balla në komemoracion për Luan Hajdaragën (FOTO)

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë organizoi takim komemorativ për nder të kontributit të çmuar të njërit prej personaliteteve më të shquar në fushën e arisimit , shkencës dhe politikës – Prof. Dr . Luan Hajdaraga. Për të shprehur respektin dhe konsideratat më të larta për rolin e pazëvendësueshëm dhe gjurmët e thella në edukimin e gjeneratave të reja ,të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të pushtetit lokal dhe qëndror të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë . Z.Ilir Meta – President i Republikës së Shqipërisë, Z.Fatos Reka – Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Z.Ali Ahmeti- Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim , Z.Namik Dokle – ish Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Akademik Prof.Dr.Anastas Angjeli – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë , Z.Taulant Balla-Deputet në Kuvendin e Shqipërisë . Z.Ramis Merko – Kryetar i Komunës së Strugës, Z.Eduart Kapri-Kryetar i Bashkisë së Pogradecit. Gjithashtu në këtë ceromoni morën pjesë familjarë,miq,kolegë dhe studentë të të ndjerit Prof.Luan Hajdaraga. Të pranishmit ndanë histori personale dhe përjetime emocionale nga koha e shoqërimit dhe raportet e punës me të ndjerin Prof. Luan Hajdaraga . Duartrokitjet dhe përlotjet shoqëruan gjatë gjithë kohës takimin komemorativ.

Marketing

 

Marketing