Artisti i njohur i estradës, Shkodran Tolaj, ka reaguar pas ftesës së Gjyqit të Hagës për Ali Ahmetin si dëshmitar, ka cekur se “çdokush e ka të qartë se luftën për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe dinjitetit kombëtar nuk mund ta gjykojë askush”.
Fakti që ftohet si dëshmitar i fundit tregon mirëfilli kontributin e liderit Ahmeti në luftën e Kosovës si ideator dhe strateg kryesor. Kjo flet për madhështinë e tij dhe kontributin kombëtar në shtetformimin e Kosovës, ka shkruar Shkodran Tolaj në fb e tij zyrtar.
Ja postimi I plotë I tij:
Dëshmitari i fundit!
Lajmin për ftesën e liderit Ali Ahmeti si dëshmitar në Hagë për të dëshmuar për luftën e drejt të djemve më të mirë shqiptarë në luftën për çlirimin e Kosovës të gjithë bashkëveprimtarët e tij e kanë pritur me dozën më të lartë të krenarisë! Çdokush e ka të qartë se luftën për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe dinjitetit kombëtar nuk mund ta gjykojë askush. Fakti që ftohet si dëshmitar i fundit tregon mirëfilli kontributin e liderit Ahmeti në luftën e Kosovës si ideator dhe strateg kryesor. Kjo flet për madhështinë e tij dhe kontributin kombëtar në shtetformimin e Kosovës! Edhe shumë raste të tjera do të ridëshmojnë se figura kyçe e shqiptarëve jo vetëm në çështjen e Kosovës, por dhe të Maqedonisë, Luginës e më gjerë është pikërisht Ali Ahmeti. Historia dhe koha ka dhe shumë për të folur për veprat e tij ndërkaq ky udhëtim do ta kthejë kokëlartë e ballëhapur si dëshmitari më i besueshëm që do të vulosë pafajësinë e UÇK së!
UÇK është populli! Ali Ahmeti ishte dhe mbetet i popullit!