Ahmeti në homazhe në nderim të babait të kryeministrit Haradinaj

Në Gllogjan të Kosovës u mbajt po mbahen homazhe për Hilmi Haradinajn,
Politikanë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia u mblodhën sot në Gllogjan për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt, babait të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. I pranishëm ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në mbledhjen komemorative për nder të Hilmi Haradinajt tha se ai ishte punëtor i palodhshëm.

“Do të mbetet burrë i madh e besnik ku çdokush u pajis me armë. Qoftë i lehtë dheu Hilmi”, tha Ahmeti.

DREJTPËRDREJT nga mbledhja komemorative në nderim të Hilmi Haradinajt, babit të kryeministrit Ramush Haradinaj

Publiée par Zeri sur Lundi 18 juin 2018