Ahmeti: Nëse baca Adem është Hasanist ne jemi nxënësit e Adem Demaçit

Nën organizim të Institutit të Treashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, u shënua sot 106 vjetori i çlirimit të Shkupit nga forcat shqiptare të udhëhequra nga Hasan Prishtina.

Marketing

Me këtë rast ITShKShM u ndau mirënjohje familjeve të atdhetarëve dhe pinjollëve të tyre me motivacionin për afirmimin dhe kultivimin e ideve Hasaniste në zhvillimin kombëtar. Mirënjohje post mortum iu nda simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçit, të cilën e pranoi djali i tij Shqiptar Demaçi, ndërsa ia ndau lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

“Një falenderim për nderimin që i bëhet figurës së prindit tim, por edhe babës ton shpirtëror bacës Adem. Këtu nuk kam mund ta sjell bacën Adem sepse ai ka vdekur fizikisht por kjo është kmisha e bacës Adem”, theksoi djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi.

“Nëse baca Adem është Hasanist ne jemi të Adem Demaçit ne jemi nxënësit e tij, jemi ngritur dhe jemi edukuar me veprat e tij. Që në rini kemi lexuar dhe jemi frymëzuar nga Gjarpërit e gjakut. Jemi frymëzuar e na i ka mbajtur shpirtin gjall. Ai vërtet ka qenë nëpër kazamate, ai vërtet ka qen nën hekura, por jasht hekurave, ai ka mobilizu, ka motivuar, me mijëra e mijëra djem e vajza të reja”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Mirënjohje iu nda edhe familjes së Hasan Prishtinës, të cilën e pranoi Memet Prishtina, koordinatorit të vitit mbar kombëtar të Skenderbeut në qeverinë e Kosovës, Jahja Lluka, familjes së Isa Boletinit dhe familjes së Idriz Seferit.