Ahmeti: Nëse zoti Veselit i jepet mundësia të jetë pranë familjes, ky është një veprim i mirë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ishin sot për ngushëllime te familja e Kadri Veselit në Bajr të Mitrovicës.

Marketing

Ahmeti në një prononcim për Klan Kosova tha se këto janë momente solidariteti dhe tregoi se nuk e di nëse Veseli mund të vijë pranë familjes në Kosovë.

“Jo nuk kam informacione të tilla, nëse zoti Veselit i jepet mundësia të jetë pranë familjes, ky është një veprim i mirë dhe nëse është e vërtetë kjo na gëzon, që ai do të ndajë bashkëdhimbjen me familjen,“u shpreh Ahmeti.

Për ngushëllime, në orën 13 pranë familjes së ish-kryekuvendarit ka ardhur edhe Lule Thaqi, gruaja e ish presidentit Hashim Thaçi.