Ahmeti nga Manastiri: Me 30 shtator votojmë për të ardhmen e brezave tanë

Bashkimi Demokratik për Integrim aktivitetin e ditës së djeshme në kuadër të fushatës për referendum e ka përmbyllur në qytetin e Manastirit.

Marketing

Porosia e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti ndaj qytetarëve të Manastirit ishte se duke qenë pjesë e aleancës Veri-Atlantike, Maqedonia bëhet shtet më i fortë, më i respektuar jashtë Aleancës dhe jashtë Bashkimit Evropian sigurisht që historinë e kthejmë pas.

“Jemi bashkuar shqiptar dhe maqedonas për një qëllim të përbashkët që në këtë referendum të votojmë për ardhmërinë e brezave tanë pa dallim religjioni pa dallim kombi dhe kjo është e arritur. Me 30 shtator jo vetëm që të votojmë për ndryshimin por me 30 shator të votojmë për paqen, stabilitetin, sigurinë votojmë për ardhmërinë.

Ky është momenti historik se a do ta dërgojmë vendin përpara apo do e lëmë pas. E kaluara është e dhimbshme ajo s’duhet të përsëritet assesi. E kaluara, e ngarkuar me luftëra e konflikte me vrasje e masakra. Kush fitoi nga ajo e kaluar? Fituan ata që kërkonin lirinë dhe tani ne që e fituam lirinë nuk duhet të lejojmë që liria jonë të rrezikohet në momente historike. Unë assesi nuk dyshojë se me 30 shtator shqiptarët do të votojnë për Maqedoninë Evropiane,” potencoi kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Aktivitet për informim të qytetarëve në lidhje me referendumin që do të mbahet me 30 shtator do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme ku shtabi për referendum i BDI-së do të qëndroj në qytetin e Ohrit dhe Strugës.

Marketing