Kryetari i Bashkimit demokratik për integrim Ali Ahmeti është nisur për në Kosovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit lokes Hata Zogaj.
Ahmeti në profilin e tij zyrtar ka shkruar:
Sot u nisa për në Kosovë për ti dhënë lamtumirën e fundit lokës Hata Zogaj nga Divjaka, të shoqën e xha Nezir Zogajt.
Shtëpia e tyre ishte strehimorja jonë, ata të dy na strehuam, u kujdesën për ne si për fëmijtë e tyre.
Me muaj të tërë kam qëndruar në konakun e tyre në vitin e vështirë 1989 dhe nuk e harroj asnjëherë bujarinë e Xha Nezirit dhe lokes Hata.
Oxhaku i tyre u bë baza kryesore për tërë Kosovën, këtu u mbajt edhe konferenca e parë e gjithë Levizjës, ndërsa strehim gjetën edhe Afrim Zhitia e Fadil Vata, Adem e Hamzë Jashari e shumë luftëtarë të lirisë kombëtare.
Na kishin rrethuar forcat serbe nga të gjitha anët, por Xha Neza nuk na dha izën për ta braktisur shtëpinë në mënyrë që prezenca jonë mos të dëmtoj familjen, por u bë pjesë e rezistencës dhe vuri gjithë familjen e tij në dispozicion të përpjekjeve tona.
Ngushëllime të sinqerta familjes, fëmijëve, nipave e mbesave, të janë krenar për loken e tyre heroinë.