Ahmeti, një rilindas i gjallë i kohërave tona. Ja kush e thotë!

Ish-gazetari BBC-së, tash në Euronews Albania, Franko Egro, në paraqitjen e fundit publike ka folur për të gjithë veprimtarinë e tij gazetareske, ka folur për atë që shihet e nuk shihet para kamerave.

Marketing

Ai mes tjerash ka folur edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, raporton indeks.mk

Egro ka thënë fjalët më të mira për Ahmetin sepse sipas tij, është pikërisht Ahmeti ai i cili përmirësoi dhe ndryshoi gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë.

Sipas Egros, Ahmeti është më meritori për të gjitha të arriturat e shqiptarëve dhe sipas tij është një rilindas i gjallë dhe një Robert Shuman, brilant i kohërave tona.

Gazetari: Do dalim dhe tek një tjetër figurë, Ali Ahmeti?

Egro: Një nga më të preferuarit.

Gazetari: Do më thuash pse është një nga më të preferuarit. (Po e shohim këtë moment në Balkan Talks dhe rikthehemi..)

Ahmeti: Ne kemi një rajon që nuk jemi larg një lufte shumë të ashpër një lufte shumë të fortë lufta Rusi-Ukrainë dhe ato nuk janë pa ndikim autoriteti i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perendimor, ato kanë aktivitete të përheshme ato kanë pasur aktivitete të përhershme në rajonin e Ballkanit Perendimor, bile në Maqedoni ka edhe një parti që hapur deklaron se është antiNato, kundër marrëveshjes së Prespës, marrëveshjes së Ohrit dhe në themelimin e asaj partie ka marrë pjesë këshilltari kryesor i Putinit…

Gazetari: Pse kaq përzemërsi?

Egro: Më ler të them diçka, udhëtimin e parë në Maqedoni e kam bërë në Shkup dhe në Tetovë dhe ka qenë viti 1994 dhe aty pash se si nga kufiri kur hyra nga Pogradeci, se si trajtoheshin shqiptarët nga maqedonasit dhe fjala në atë kohë mes shqiptarëve ishin – ne trajtohemi nga maqedonasit më keq se kosovarët nga serbët dhe kur shkoj tani ti nuk shikon aspak diskriminim dhe atë e ka bërë ky njeri, është roli i tij, ky ishte komandanti ushtarak i UÇK-së, ishte ai që kur përfundoi konflikti i armatosur në Kosovë, ku është një nga personazhet më të respektuara në Kosovë për atë çfarë bëri, e kaloi pastaj rezistencën e armatosur në Maqedoni të Veriut dhe arritir që me aftësitë ushtarake dhe aftësitë diplomatike dhe vizionin që kishte për të ardhmen ta shndërojë Maqedoninë e Veriut në vend që çel negociatat për anëtarësim në BE dhe aty kishte vërtetë probleme të mëdha ndëretnike dhe mos harrojmë që shqiptarët janë realisht gurrëthemeli i Maqedonisë së Veriut, pa shqiptar nuk ka, dhe këtë e ka bërë ky personalisht, me qetësinë e maturinë, me mungesën e emocionit në të folur, për shumë gazetar mund të quhet i mërzitshëm por ai çdo fjali e ka një mendim e ka dhe mendimin pjesë të vizionit.

Gazetari: Me kë do e krahasoje, me një lider të politikës?

Egro: Unë do ta krahasoja pikërsiht me dy ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës që hartuan Traktatin e qymyriu dhe hekurit që shërbeu pastaj si bazë për themelimin e BE-së, ky mund të jetë një Robert Schumann briliant se i tillë është, tek Ahmeti nuk gjenë fyerje dhe abuzime ndaj palës maqedonase ndërsa sa i përket vizionit unë do të thoja një nga shqiptarët e gjallë që do ta krahasoja dhe me rilindasit e kohës moderne.

Gazetari: Interesante…

Egro: Unë kështu e shoh se arriti dhe futi pluhur shoqërisë së kalbur maqedonase duke i sjellë zhvillim.

Marketing