Ahmeti: Nuk ka plan B për shqiptarët

Nuk ka Plan B për shqiptarët nëse referendumi dështon. Si politikan që e ka shumicën e votave shqiptare, Ali Ahmeti është i mendimit se për dështimin eventual të referendumit as nuk ka nevojë të flitet. Kreu i BDI-së është shumë i sigurt se ai do të kalojë, sepse kjo është kërkesë e vetë qytetarëve.

Marketing

“Si politikan që e ka përkrahjen më të madhe të popullit shqiptar, cili është plani b nëse nuk ka sukses referendumi? Kah duhet të shkojnë shqiptarët.

Unë mendoj që nuk duhet të merremi me paragjykime, referendumi do të jetë i suksesshëm. Të gjithë shqiptarët presin anëtarësimin e vendit në BE.

Të gjithë qytetarët e presin anëtarësimin e vendit në NATO. Të gjithë qytetarët presin stabilitet të qëndrueshëm në vend dhe në rajon dhe unë nuk dua të paragjykoj se referendumi do të dështojë por do të jetë i suksesshëm, sepse pikërisht është në shërbim të këtyre vlerave dhe pritjeve që i kanë qytetarët”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Marketing