Ahmeti nuk planifikon të largohet nga drejtimi i BDI-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përjashtuar mundësinë e largimit nga drejtimi i kësaj partie. Ai këtë e ka theksuar në intervistën me analistët në kanalin TVM2 në servisin publik të Maqedonisë.

Marketing

“BDI ka hap një kapitull të ri për 20 vitet e ardhshme. Atë themel për 20 vitet e ardhshme, unë do të vendos me bashkëpunëtorët më të afërt dhe më të vjetër dhe ai themel do të jetë supet e mija që do të dalin gjenerata të reja, që do të udhëheqin atë platformën për 20 vitet e ardhshme. Nëse nuk kam krijuar kuadro për këtë, unë s’kam bërë asgjë. Ai themel nuk bëhet pa mua. Por njëherë ta fillojmë këtë proces për 20 vitet e ardhshme”, theksoi Ahmeti, duke iu përgjigjur pyetjes se a do ta mbajë premtimin e dhënë se do të largohet nga froni i kreut të BDI-së pas anëtarësimit të vendit në NATO.

Marketing