Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për Tv21, gjatë fushatës zgjedhore u shpreh se pas zgjedhjeve të 15 korrikut BDI do të jetë fituese dhe Reçica e Vogël do të jetë më e famshme në rajon.
Ahmeti gjithashtu u shpreh se nëse partitë politike do të bëhen bashkë atëherë do të behemi edhe ne shqiptarët bashkë.
Pas rezultateve të djeshme nga zgjedhjet parlamentare, BDI ka fituar 15 deputet dhe është faktori kryesorë për krijimin e qeverisë së ardhshme.
Si do të veproj Ali Ahmeti, pritet të shihet.