Ahmeti: Pendarovski ka përkrahjen e elektoratit shqiptar

Sipas sondazheve Pendarovski është kandidati që gëzon mbështetjen e elektoratit shqiptar”, tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas takimit të përbashkët mes LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit dhe partitë e tjera të cilat japin mbështetje për kandidatin e përbashkët presidencial të pushtetit dhe pas njoftimit se të gjithë do ta mbështesin Stevo Pendarovskin në zgjedhjet presidenciale.

Marketing

Sipas “AlsatM”, i pyetur se përse nuk e kishin mbështetur Pendarovskin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, Ahmeti tha se edhe atëherë ka pasur bisedime por nuk kishin mundësinë për të gjetur një gjuhë të përbashkët me LSDM-në.

Stevo Pendarovski është kandidati i përbashkët presidencial, njoftoi kryeministri Zoran Zaev pas takimit me partitë nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe koalicioni qeveritar dhe të gjithë përkrahësit e konceptit për kandidat të përbashkët për president të shtetit.

Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.