Ahmeti: Përsëritja e votimit me qëllim që BDI mos të jetë partia e dytë në shtet

Ahmeti para takimit tha se përsëritja e votimeve, që u bë me kërkesë të partive tjera, bëhet me të vetmin qëllim, e ajo është siç tha, BDI mos të jetë partia e dytë në shtet.

“Po edhe nëse negociatat që do të bëhen mes partive politike që akoma janë në vazhdën e sipër, për çdo eventualitet pa paragjykuar këtu rezultatin e negociatave, por nëse Fronti mbetët në opozitë, do të jetë përfaqësuese e shtetit në të gjjitha instutucionet e shtetit. Ato kompetenca të cilat i ka opozita. Kështu që nga këto shqetsime, me qen se janë krijuar, është krijuar një unifikim mes dy partive më të mëdha të komunitetit maqedonasë, që për fatë të keq ky bashkim i këtyrëve politikave tregon që do të ndikojë edhe në mardhëniet ndër etnike, që ne nuk i dëshirojmë të ketë një lëvizje të tillë”-deklaroi Ahmeti.

Përsëritja e votimeve që bëhet Ahmeti tha se ka prapavi politike, që siç tha, dëshirojnë të futin përçarje edhe tek shqiptarët, por një gjë tillë kreu i BDI-së thotë se nuk munden askush ta realizojë.

“Kjo përsëritje që bëhet, bëhet me një prapavi edhe më të rrerzikshme, për të na futur neve shqiptarëve në vëlla vrasje, siç e bëjnë në një vendëvotim në komunën e Zhelinës. As nuk e kemi dëshiruar dhe as që e dëshirojmë një gjë të tillë dhe kjo nuk do të ndohë, mirëpo nëse ndokush ka qëllim dhe strategji që neve shqiptarëve për të na bërë përplasje mes shqiptarëve, këtë nuk mundë ta realizojë”-tha Ahmeti.

Marketing

Ahmeti shtoi se vendit nuk i nevojiten deklarata të pa matura dhe se nuk duhet të hapim front me Greqinë , Bullgarinë dhe nuk duhet të hapet frontë mes shqiptarëve dhe maqeonasve pasi siç tha, shteti ështëi të gjithëve dhe ardhëmërinë, stabilitetin dhe sigurinë duhet ta ndërtojmë bashkë.

Marketing