Ahmeti: Prof. Dr. Kudusi Lama vazhdon t’i shërbejë kombit edhe përmes veprave të shumta letrare

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integim, Ali Ahmeti nëpërmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar Prof. Dr. Kudusi Lama për dy librat e promovuar në Universitetin Shtetërorë të Tetovës. Duke folur për Prof. Dr. Kudusi Lama, Ahmeti ka thënë se ai vazhdon ti shërbejë kombit edhe përmes veprave të shumta letrare.

Marketing

“Bashkëveprimtari im i çështjes kombëtare Prof. Dr. Kudusi Lama vazhdon ti shërbejë kombit edhe përmes veprave të shumta letrare dhe akademike dhe kësaj rradhe na solli në Universitetin e Tetovës dy botimet e tij më të reja, “Nëna ime Mihane Lama” dhe “Rexhep Qosja – filozof, ideolog dhe politikan i çështjes kombëtare”. Përgëzova mikun tim për angazhimin e palodhshëm duke i uruar vazhdimësi në punën e tij krijuese dhe analitike, në veçanti për memorizimin e ngjarjeve dhe personaliteteve që bënë historinë”, ka shkruar Ahmeti. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=544504933710300&id=100044523937585

Marketing