Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në emisionin ClickPlus në TV21 u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë z. Petre Shilegov për kryetar të qytetit të Shkupit.
Sipas Ahmetit, kryetari aktual i Shkupit ka punuar për të dyja anët e kryeqytetit, me një balans të mirë dhe për këtë shkak meriton të përkrahet të dielën që të vazhdojë projektet që ai ka filluar.
Sipas Ahmetit, një nga gjërat e mëdha dhe shumë kapitale të Shilegovit është edhe vendimi për të ndërtuar bulevardin Hasan Prishtina, bulevard ky që është një krenari kombëtare për të gjithë shqiptarët kur dihet se për ku shpie ai aks rrugor.