Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin “Klan Debat” përballë gazetarit Seladin Xhezairi ka folur edhe mbi ribrendimin me Agjendën e gjelbet duke përmendur kështu që edhe fuqitë e mëdha kanë dal më pas me të njejtën agjendë duke i kushtuar rëndësi të madhe mjedisit jetësor.
“Ky ribrendim na çon më afër NATO-së sepse edhe NATO doli me agjend të gjelbër. Gjithashtu edhe G7 doli pas nesh me ribrendim, doli NATO, doli edhe Edi Rama. Do të thotë ne matemi me këto dhe nuk matemi me LSDM dhe VMRO-në. Ruajtja e ambientit nuk ka përcaktim ideologjik, e majta apo e djathta”, ka thënë kështu Ahmeti.