Ballina Aktuale Ahmeti: Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm

Ahmeti: Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Bullgari.

Marketing

“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti duke shprehur ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre në aksidentin e sotëm në Bullgari.

Postimi i plotë:
Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.
Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.

Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve.

 

Marketing
Exit mobile version