Ballina Aktuale Policë të shumtë para agjencisë “Besa trans”!

Policë të shumtë para agjencisë “Besa trans”!

Forca të shumta policore janë parë para agjencisë turistike në Shkup, Besa Trans.

Marketing

Kjo vjen pasi një autobus i kësaj agjencie është aksidentuar në Bullgari ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.

Udhëtarët që kanë qenë duke u kthyer nga Stambolli, ku kanë qenë në ekskursion treditor, kanë qenë nga Maqedonia e Veriu, një nga Serbia – Preshevë dhe një nga Belgjika.

Turistët ishin shqiptarë, transmeton TV21.

TV21 disa herë ka kërkuar agjencinë Besa trans, por kanë qenë paqasshëm. Pas tragjedisë, policët janë duke e siguruar objektin e kësaj agjencie turistike.

Marketing
Exit mobile version