Ahmeti: Shoqëria jonë e sotme është e bashkuar me një qëllim, për një Maqedoni të barabartë dhe euroatlantike

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, në emër të partisë dërgoi urim me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Marketing

“Ditën e sotme të pavarësisë e shënojmë në vetëm një hap para realizimit të synimeve shekullore për liri, paqe, barazi dhe integrim euroatlantik. Shoqëria jonë e sotme është e bashkuar me një qëllim, për një Maqedoni të barabartë dhe euroatlantike. Ardhmëria jonë e përbashkët është përcaktuar ti takojë Perëndimit”, thekson Ahmeti në urimin.

Ai në urimin thotë se Maqedonia është para një vendimi të madh historik, vendim për integrim të plotë dhe të plotfuqishëm në NATO dhe BE, dhe shton se alternativë tjetër nuk ka, opsion ose rrugë tjetër nuk ekziston.

“Veç më dy dekada qytetarët me shumicë dërmuese janë përcaktuar për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe përfundimisht, dita për plotësimin e ëndrrës shekullore të qytetarëve tanë erdhi dhe ne, së bashku nuk guxojmë ta lëshojmë mundësinë që ta vulosim ardhmërinë e sigurt të gjeneratave pas nesh”, porosit Ahmeti.

Marketing