Ahmeti: Si preket gjuha e paguar me gjak?! / Mickoski qetëson: Nuk preket i gjithë Ligji, vetëm 2-3 dispozita

Maqedonia e Veriut do të ketë përparim nëse dy etnitë më të mëdha, shqiptarët dhe maqedonasit, kanë marrëdhënie të mira, sepse këto dy komunitete e kanë përgjegjësinë kryesore për ardhmërinë e shtetit, u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti para qytetarëve së Sarajit, ku u mblodhën në kuadër të takimeve për mbrojtje të legjitimitetit. Ahmeti i bëri thirrje çdo partie maqedonase që t’ia ngulisë thellë në mendje të gjithë maqedonasve se ky shtet është edhe i shqiptarëve, të cilët nuk janë qiraxhinj.

Marketing

Kryeministri, Hristijan Mickoski, qetëson. Thotë se lënda që është në Kushtetuese nuk ka të bëjë me gjithë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por vetëm për 2 a 3 dispozita të ligjit, për të cilat Komisioni i Venecias ka dhënë mendim negativ. Një prej tyre është edhe përdorimi i gjuhës amtare në seanca gjyqësore.

Përveç përdorimit të gjuhës në seanca gjyqësore, mendim Komisioni i Venecias ka dhënë edhe për përdorimin e shqipes në bankënota dhe uniformat e ushtrisë.

Lënda e Ligjit për Gjuhët përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata të ndryshme dhe është formuarqë nga viti 2019.

Në një intervistë të para një jave për TV21, anëtari i Gjykatës Kushtetuese Osman Kadriu, tha se brenda muajit dhjetor, me shumë gjasa datë 11, Gjykata do të mbajë seancë për këtë Ligj. U shpreh po ashtu se mund të ketë përplasje brenda gjykatësve edhe për këtë çështje, njëjtë siç ka pasur edhe për shfuqizimin e deklarimit të përkatësisë etnike gjatë punësimeve.

Marketing